Pse i duhej Edi Ramës edhe një herë trupi i pajetë i Martin Canit
Duhet të kesh një lëkurë të trashë për të shpërfillur dhimbjen e dy prindërve që jetojnë çdo ditë me mungesën e fëmijës së tyre, të vrarë nga goditjet e thikës. Por kur plagën e tyre e ngacmon vazhdimisht sa herë të duhet ndonjë justifikim politik, këtu nuk bëhet më fjalë për mungesë ndjeshmërie, por për cinizëm të niveleve psiqike. Këtë cinizëm ka shfaqur Edi Rama me historinë e Martin Canit, jo një, por dy herë. Herën e parë ndodhi pak muaj pas vrasjes. Nxënësi i “Fan Nolit” në Tiranë humbi jetën rrugës për në spital, pas një sherri ku u godit me thika, në të dalë të shkollës. Ndërsa familja kërkonte përgjegjësi nga shkolla, nga institucionet dhe nga organet që po hetonin ngjarjen, ndërkohë që opinioni...
Burimi:
sot.com.al