SPAK vë me shpatulla pas muri Ilir Beqajn, zbardh të tjera detaje nga afera e “Sterilizimit”, ja si u zhduk kontrata…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) vlerësoi se 23 kërkesat e Ilir Beqajt përmes të cilave kundërshton akuzën por edhe veprimet proceduriale të organit hetues, janë të pabazuara në ligj dhe duhet të rrëzohen. Në shumicën prej pikave, prokurori i SPAK, Edvin Kondili relatoi se pretendimet e të pandehurit kanë marrë përgjigje në fazën hetimore, në seancë paraprake që gjenden përmes vendimit të gjykatës që pranoi kërkesën e gjykimit të dosjes penale por edhe në themel. “Kërkesa e Ilir Beqajt për pavlefshmërinë e aktit të njoftimit të akuzës duhet të rrëzohet pasi nuk është bazuar në ligj. Veprimet janë aprovuar nga gjyqtari paraprak, pranimi i kërkesës për gjykim. Pretendimi i Beqajt se akuza e vjedhjes nuk provohet, konstatojmë se i pandehuri nuk shtron kërkesa por bëjnë pyetje,...
Burimi:
sot.com.al