“BE të dënojë fashizmin e ministres serbe!”, Konjufca letër Kallas-it: Të mos trajtohet thjesht si gafë
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, në një letër drejtuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka kërkuar nga Brukseli të dënojë publikisht deklarimin fashist të ministres serbe Snezhana Paunoviç. Lidhur me deklaratën e ministres e cila u shpreh se po të ishte në vend të Millosheviçit do të kryente spastrim etnik në Kosovë, Konjufca kërkoi nga BE që kjo çështje të ngrihet edhe në diskutimet për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE. Konjufca parashtroi tri kërkesa që Kosova ka nga BE-ja 1.Të lëshohet një dënim i qartë, i fuqishëm dhe publik i deklaratës së ministres Paunoviq dhe retorikës revizioniste që ajo përfaqëson.2.T’ua rikujtojë zyrtarisht autoriteteve serbe se deklarata të tilla janë të...
Burimi:
javanews.al