“Euro ka rënë, se është forcuar leku!”/ Rama mbron deputeten e tij dhe “shpërthen” ndaj Lutfi Dervishit: S’ka as…
Debati i disa ditëve më parë mes analistit Lutfi Dervishi dhe deputetes socialiste Briseida Çakërri vijon të prodhojë reagime. Gjithçka nisi nga një pyetje që Dervishi i drejtoi deputetes gjatë një interviste: “Si e shpjegon shpartallimin e euros?”, ndërkohë që në përgjigjen e saj Çakërri u shpreh shkurt: “Është forcuar leku!”. Deklarata e deputetes, e cila theksoi se kishte përfunduar studimet universitare për Financë, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe nxiti komente të shumta. Për këtë debat është ndalur së fundmi edhe kryeministri Edi Rama, ku gjatë një takimi mesditën e kësaj të premte me sipërmarrësit, kreu i qeverisë kritikoi analistin, pa ia përmendur emrin, por duke iu referuar qartë episodit të përfolur. “Po e mbyll me njërin, se e pashë në një...
Burimi:
sot.com.al