Prishtina këndon me Rame Lahaj International Opera Festival, sonte “Open Mic Karaoke Night”
Rame Lahaj International Opera Festival sjell këtë vit një risi për publikun, duke organizuar për herë të parë “Open Mic Karaoke Night”, një mbrëmje ku skena do t’u hapet edhe dashamirësve të muzikës. Aktiviteti do të mbahet sonte, më 10 korrik, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00. Publiku do të ketë mundësinë të bëhet pjesë e atmosferës së festivalit përmes muzikës, interpretimit dhe emocioneve të një nate të veçantë. “Open Mic Karaoke Night” është pjesë e edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, i cili këtë vit zhvillohet nën moton “Play Music, Not War”, duke përcjellë mesazhin se muzika është një gjuhë universale që bashkon njerëzit dhe ndërton ura mes kulturave. Nga 4 deri më 29 korrik, Prishtina...
Burimi:
kultplus.com