“Ato të kënaqin…”/ Komentuan turistet e huaja në Sarandë, AMP pezullon disa efektivë dhe nis hetimet (VIDEO)
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku pretendohet se disa punonjës të saj në Sarandë dëgjohen duke bërë komente me përmbajtje jo etike ndaj dy turisteve të huaja. Në një njoftim zyrtar, AMP bëri të ditur se ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të punonjësve që dyshohet se shfaqen në video, ndërsa ka nisur procedimin disiplinor për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Sipas agjencisë, po kryhen veprimet e para procedurale dhe materialet e mbledhura do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vlerësim dhe ndjekje të mëtejshme sipas kompetencës. AMP sqaroi gjithashtu se punonjësit e saj ndodheshin në Sarandë më 11 qershor 2026, së bashku...
Burimi:
argjiroja.net