Lubonja: Rama shkeli Kushtetutën me 4 mln eurot që i dha Kanye West
Fatos Lubonja deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka reflektuar aspak nga protestat që vijojnë kundër qeverisë së tij, duke e lidhur këtë edhe me vendimin e fundit për të dhënë 4 milionë euro për koncertin e Kanye West. Në një intervistë për News24, ai deklaroi se kryeministri ka shkelur Kushtetutën duke marrë këto para nga fondi rezervë. Sipas tij, kryeministri rrezikon të vendosë dhunë apo ta çojë vendin në dhunë, duke shtuar se duhet të jetë parlamenti dhe drejtësia që duhet ta frenojnë. “Në gjithë këtë protestë, ku duhet të jetë i paktën i kujdesshëm shkel kushtetutën duke dhënë nga fondi rezervë 4 milionë për një koncert. Nuk ka mësuar asnjë gjë nga protesta. Çfarë deputetësh dhe ministrash janë ata? Me ligj apo me...
Burimi:
argjiroja.net