Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e cilëson si rritje të ekstremizmit të majtë me lidhje ndërkufitare. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ftuar përfaqësues të nivelit të lartë nga më shumë se 60 vende në një takim që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Uashington. Sipas raportimeve të The Washington Post, konferenca do të fokusohet te ajo që administrata amerikane e përshkruan si “ringjallja e terrorizmit transnacional të ekstremit të majtë”. Nisma ka shkaktuar debate si brenda administratës amerikane, ashtu edhe mes disa aleatëve evropianë, të cilët nuk e konsiderojnë ekstremizmin e majtë si një nga kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare. Sipas raportimeve, disa zyrtarë amerikanë kanë ngritur shqetësime se...