Kosova nis licencimin e udhërrëfyesve turistikë, Bogujevci: Një hap drejt standardeve të reja në turizëm
Kosova ka nisur zyrtarisht procesin e licencimit të udhërrëfyesve turistikë, me ndarjen e licencave të para për profesionistët e këtij sektori. Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, bëri të ditur se ky proces shënon fillimin e një sistemi të rregulluar të licencimit, i cili synon vendosjen e standardeve të qarta për një profesion me rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit. “Udhërrëfyesit turistikë janë ata që e lidhin vizitorin me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e një vendi”, u shpreh Bogujevci, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes profesionale, përgjegjësisë dhe njohurive të sakta në këtë fushë. Sipas saj, krijimi i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit ka mundësuar një qasje më të strukturuar ndaj zhvillimit të turizmit, duke e trajtuar atë si një sektor me potencial të...
Burimi:
kultplus.com