“Prishtina 2030” nën presion: Koha për organizimin e Lojërave Mesdhetare po mbaron
Organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, mbetet një prej projekteve më të mëdha sportive dhe shtetërore që ka marrë ndonjëherë Kosova. Megjithatë, vonesat në realizimin e infrastrukturës sportive dhe shqetësimet për dinamikën e punimeve kanë ngritur alarmin te drejtuesit e sportit. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, përdori një krahasim të fortë për të përshkruar pasojat që do të sillte një dështim në organizimin e Lojërave Mesdhetare, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë për shtetin dhe sportin e Kosovës. “Nuk po di çfarë fjale me gjet te dështimi sepse është shumë i madh. Mund të them që sikur të ia heqim një gjysmë pavarësie Kosovës, dështimi është shumë i madh, shpresoj që të mos vije te dështimi sepse ky dështim...
Burimi:
kohajone.com