Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kryeministri ne detyre Albin Kurti zgjodhi Në Ditën e Policëve të rënë në detyrë për t`iu kundërpërgjigjur presidentit serb Vuçiç. 26 korriku shënon përvjetorin e vrasjes së zyrtarit policor Enver Zymeri në veriun e Kosovës më 26 korrik të vitit 2011, gjatë aksionit për të marrë nën kontroll pikat kufitare. “Kosova është më e sigurt se kurrë dhe se institucionet e sigurisë kanë dëshmuar qëndrueshmëri ndër vite”, tha Kurti. Ai shtoi se qëllimi i Beogradit për tërheqjen nga detyra e policëve të komunitet serb, dështoi sepse karakteri shumetnik i policisë nuk u cenua. “Qëllimi i tyre dështoi, pasi nuk u rrënua karakteri shumetnik i Policisë sonë dhe nuk u cenuan sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe stabiliteti institucional, siç synonin ata”, shtoi ai. Dy ditë më...