“New York Post”: Trump pezullon përkohësisht sulmet ndaj Iranit, por paralajmëron se lufta mund të rikthehet

“New York Post”: Trump pezullon përkohësisht sulmet ndaj Iranit, por paralajmëron se lufta mund të rikthehet

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të ndalojë përkohësisht sulmet e reja ushtarake ndaj Iranit, ndërsa administrata e tij po vlerëson nëse Teherani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me SHBA-në, sipas “New York Times”. Sipas burimeve, pas 13 ditësh sulmesh të njëpasnjëshme, Trump urdhëroi ushtrinë amerikane të pezullojë përkohësisht goditjet ndaj objektivave iraniane. Megjithatë, ky vendim nuk nënkupton përfundimin e konfliktit apo një armëpushim zyrtar. Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja mund të rikthehet në një fushatë të gjerë ushtarake nëse Irani nuk pranon kërkesat amerikane. Në një intervistë për televizionin francez LCI, Trump tha se, nëse Uashingtoni nuk arrin “100% të asaj që kërkon”, ai është i gatshëm të rifillojë luftën në shkallë të plotë. “Nëse nuk marrim 100% të asaj që duam,...