Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia i dyshuari kryesor për sulmin me furgon
I dyshuari kryesor për sulmin me furgon gjatë Paradës së Krenarisë (Berlin Pride) të së shtunës, i cili shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 29 të tjerëve, është qëlluar për vdekje nga forcat gjermane të sigurisë. Kjo ngjarje i dha fund kërkimit masiv policor pas incidentit të cilësuar si një sulm “terrorist islamik”. Ndërhyrja e forcave të rendit u zhvillua të dielën në mbrëmje, pas gjurmimit të të dyshuarit në periferi të kryeqytetit gjerman. Policia u vendos dhe zhvilloi operacionin në një kopsht të ndarë në lagjen Spandau, në periferi perëndimore të Berlinit. Gjatë përpjekjeve për kapjen e tij, i dyshuari (i paralajmëruar nga policia se mund të ishte i armatosur) u qëllua për vdekje nga efektivët. Njoftimet e para për vdekjen...
Burimi:
vizionplus.tv