FOTO/ “Empati me fjalë, arrogancë me vepra”, protestuesit i përgjigjen Ramës me pankarta: Mund të na quash korba…
Qytetarët i janë përgjigjur sulmeve dhe deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën qytetare përmes pankartave. Në një pankartë, ata theksojnë se ndërsa kryeministri i ka cilësuar si korba dhe sorra, ata do të hyjnë në histori si qytetarë që nuk heshtën. “Mund të na quani, korba, laraska apo harabela. Historia do të na kujtojë si qytetarë që nuk heshtën”, thuhet në një pankartë. Në një tjetër pankartë, referuar deklaratës së kryeministrit se protestuesit mund të kërkojnë largimin e tij deri në vitin 2029, ata shprehen se: “Ti thua se mund të vini deri në 2029, ne themi nesër edhe më shumë”. “57 ditë. Empati me fjalë, arrogancë me vepra”, thuhet në një tjetër.
Burimi:
sot.com.al