Protestuesi hedh akuzën e fortë: Rama na sulmoi me çetnikë serbë, para Parlamentit nuk ishin policë shqiptarë
Në ditën e 57-të të protestës para Kryeministrisë, një prej protestuesve ka mbajtur një fjalim të ashpër ndaj qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe institucionet shtetërore për dhunë ndaj qytetarëve. Protestuesi deklaroi se përplasjet e fundit mes policisë dhe protestuesve përbëjnë, sipas tij, një shkelje të të drejtave dhe lirive themelore. Ai kritikoi përdorimin e forcave të rendit gjatë protestave dhe kërkoi reagim nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë. “Ne para disa ditësh u ndodhëm para një represioni. Aty para Parlamentit nuk pamë policë shqiptarë. Aty para parlamentit ishin çetnikët serbë, nuk ishin policë shqiptarë! Na hodhën helm!”, u shpreh ai gjatë fjalimit. Sipas protestuesit, qytetarët nuk duhet të heshtin përballë situatave që ai i cilësoi si cenim të hapësirave publike dhe të drejtës për...
Burimi:
gijotina.com