Presioni ndaj Gjykatës së Lartë për Erion Veliajn dhe precedenti i Fredi Belerit

Presioni ndaj Gjykatës së Lartë për Erion Veliajn dhe precedenti i Fredi Belerit

Çështja që shtrohet më datë 15 shtator nuk është më vetëm nëse Erion Veliaj duhet të qëndrojë apo jo në burg. Çështja është nëse Gjykata e Lartë do të vendosë e lirë nga presioni politik. Sepse ndërsa gjykata po përgatitet të japë vendimin e saj, Kryeministri del publikisht dhe shpjegon pse Erion Veliaj duhet të jetë jashtë qelisë. Tirana duhet të qeveriset, qyteti nuk mund të mbetet pa kryetarin e zgjedhur dhe situata është e papranueshme. Kjo nuk është më thjesht një deklaratë politike. Në kontekstin e një vendimi që pritet nga Gjykata e Lartë, është një mesazh i drejtpërdrejtë për gjykatën. Dhe pyetja që lind është e thjeshtë. A do ta mbajnë dot gjyqtarët e Gjykatës së Lartë këtë presion? Sepse përpara tyre është...