Policia “blindon” zonat turistike, Hita: 357 gjoba për shpejtësi ekstreme vetëm gjatë fundjavës
Masat për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik janë intensifikuar në të gjithë vendin. Në një inspektim të zhvilluar në Shëngjin, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ndoqën nga afër zbatimin e planit të masave në një prej zonave me fluksin më të lartë të pushuesve. Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë falënderoi efektivët e Policisë Rrugore të Kosovës, të cilët janë angazhuar në patrullime të përbashkëta me kolegët shqiptarë në Shëngjin, në kuadër të bashkëpunimit për rritjen e sigurisë rrugore gjatë sezonit veror. Ai vlerësoi edhe punën e strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, të cilat po operojnë me orare të zgjatura për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen...
Burimi:
sot.com.al