Egnatia dorëzohet në “ruletën ruse” dhe e mbyll këtu ëndrrën Champions League

Egnatia dorëzohet në “ruletën ruse” dhe e mbyll këtu ëndrrën Champions League

Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, Egnatia ka barazuar 2-2 ndaj Celje në ndeshjen e kthimit, por rrogozhinasit u mposhtën 4-2 në pika e bardhë e penalltisë. Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë të Egnatias dhe krosimit të Loukili, ishte Daniel Adjessa që goditi me kokë, por topi u devijua nga qendërmbrojtësi vendas, Darko Hrka dhe përfundoi në portë. Në minutën e 34-të, vendasit gjejnë golin e barazimit me Mario Kvesic, i cili ekzekutoi një goditje përfekte dënimi. Kvesic shënoi dy gola në barazimin 3-3 në Rrogozhinë, një javë më parë. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Celje e nisi më mirë pjesën e dytë dhe kishte një rast të pastër shënimi me Armandas Kucys në minutën e...