Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, ndalohet në Francë biznesmeni Ermal Beqiraj
Biznesmeni Ermal Beqiri është arrestuar në Francë, në kuadër të procedurave që lidhen me dosjen e AKSHI-t. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Beqiri konsiderohet një nga personat e përfshirë në hetimin për çështjen e AKSHI-t. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka përfituar tenderë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe është përmendur në hetimet që lidhen me këtë dosje. Biznesmeni është raportuar gjithashtu si person i lidhur me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është pjesë e hetimeve të zhvilluara nga organet e drejtësisë. Ndaj Ermal Beqirit, Gjykata kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ai ishte shpallur në kërkim. Arrestimi i tij...
Burimi:
sot.com.al