Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Janinës, duke u ndjerë edhe në disa qytete të jugut të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të Institutit Gjeodinamik të Greqisë, lëkundja sizmike u regjistrua rreth orës 23:10. Epiqendra ndodhej 9 kilometra në perëndim-jugperëndim të Asprangelës dhe rreth 15 kilometra nga qyteti i Janinës. Tërmeti pati një thellësi fokale prej rreth 5 kilometrash, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin më të forta në zonat pranë epiqendrës. Banorë të Janinës raportuan se tërmeti u perceptua qartë, ndërsa dridhjet u ndjenë edhe në disa zona të jugut të Shqipërisë, afer Gjirokastres. Deri në këto momente, autoritetet greke nuk kanë raportuar për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa nuk ka...