Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë dhe dënon 14 shqiptarë

Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë dhe dënon 14 shqiptarë

Gjykata e posaçme dënon 14 xhihadistë që u larguan në Siri, disa prej të cilëve nuk jetojnë më dhe të tjerët janë në burg. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Shyqyri Kaca dhe Saimir Kaca u dënuan me nga 10 vite burg secili, ndërsa të tjerët morën nga 5 deri në 9 vite, sipas veprave penale për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe veprime luftarake jashtë vendit. Vendimet: Për Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 9 nëntë vjet burgim. -Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me 4 vjet burgim. Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin...