‘Orë 600 mijë euro për Edi Ramën’, Berisha zbulon emrat: Damiani, Olsi dhe Engjëll Agaçi kanë qenë në takimin në Aruba!

‘Orë 600 mijë euro për Edi Ramën’, Berisha zbulon emrat: Damiani, Olsi dhe Engjëll Agaçi kanë qenë në takimin në Aruba!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar emrat e zyrtarëve që kanë qenë në takimin e Arubas, ku persona që tashmë janë nën hetim kanë diskutuar për çështje biznesi për investime në zonën e Vlorës. Sipas Sali Berishës, nuk është zhvilluar një takim në Aruba, por disa të tillë, ndërsa sipas tij zyrtarët që kanë qenë pjesë e asaj tyreze janë Damian Gjiknuri, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi. “Emrat që thuhet janë Damiani, që nuk ia mbajti të bënte betimin. Olsi, Rama i gjati. Rama e kanë edhe djemtë e Bales, por nuk janë ata. I gjati është Olsi, ose vetë Rama, atë s’mund ta them, por mesa di unë është Olsi dhe i treti është Engjëll Agaçi. E fundit, nuk ka një takim,...