Raporti i PE për Shqipërinë, Tabaku akuzon qeverinë për dezinformim: Kërkohet rishikimi i ligjit për zonat e mbrojtura
Një ditë pas miratimit të raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, i cili u shoqërua me reagime nga politika në Tiranë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi këtë të enjte interpretimin që qeveria i ka bërë amendamentit 17 për zonat e mbrojtura, duke akuzuar zyrën e Kryeministrit për “dezinformim” dhe duke pretenduar se dokumenti i miratuar në Strasburg kërkon rishikimin e ndryshimeve ligjore të bëra nga socialistët Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se gjatë diskutimeve në Parlamentin Europian janë ngritur shqetësime që lidhen me korrupsionin, investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura dhe pastrimin e parave. “Po diskutoheshin raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe pothuajse të gjithë eurodeputetët ngritën të njëjtat shqetësime për atë që po ndodh sot në Shqipëri. Ata...
Burimi:
sot.com.al