Falja e detyrimeve tatimore të papaguara, 14 ditë afat për të përfituar nga masat lehtësuese

Falja e detyrimeve tatimore të papaguara, 14 ditë afat për të përfituar nga masat lehtësuese

14 ditë kanë mbetur për faljen me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara. Tatimpaguesit që kanë marrë një njoftim në llogarinë e e-Filing mund të shkojnë në Drejtoritë Rajonale Tatimore për verifikim. “Për detyrimet e periudhës 2015–2019, pagesa e 50% të detyrimit kryesor mundëson fshirjen e 50% të mbetur, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave”, thuhet në njoftimin e Tatimeve. Gjithashtu, deklaratat e padorëzuara deri më 31.12.2024 duhet të dorëzohen brenda datës 30 Qershor 2026.