Një histori shqiptare në duart e botës: Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të shkrimtares Lea Ypi
Dy emra të njohur shqiptarë po marrin vëmendje në arenën ndërkombëtare. Platforma Service95 Book Club, e themeluar nga Dua Lipa, ka përzgjedhur si librin e radhës veprën “Free” të shkrimtares shqiptare Lea Ypi, duke sjellë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare një histori të fuqishme mbi Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj drejt lirisë. Përzgjedhja e këtij libri nga Dua Lipa, një nga artistet shqiptare më të suksesshme në botë, është një tjetër moment krenarie për komunitetin shqiptar, duke i dhënë një jehonë më të madhe një rrëfimi që lidhet me historinë dhe përvojën shqiptare. Në prezantimin e librit, Dua Lipa kujton se Lea Ypi ishte vetëm 11 vjeçe kur socializmi u rrëzua në Shqipëri. Deri në atë moment, ajo kishte besuar me përkushtimin e pafajshëm të...
Burimi:
kultplus.com