“Nuk siguron llogaridhënie të qeverisë”/ Mazhoranca pengoi arrestimin e Ballukut, Bardhi në PE: Mbrojtja politike e…

“Nuk siguron llogaridhënie të qeverisë”/ Mazhoranca pengoi arrestimin e Ballukut, Bardhi në PE: Mbrojtja politike e…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën shqiptare se po pengon funksionimin e institucioneve demokratike dhe procesin e integrimit europian. Gjatë fjalës së tij në takimin e përbashkët BE-Shqipëri në Parlamenti Evropian, Bardhi deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë është zhveshur nga funksioni i kontrollit dhe mbikëqyrjes së qeverisë, duke u kthyer, sipas tij, në një “noter të vendimeve të ekzekutivit”. Ai kritikoi refuzimin e mazhorancës për të zhvilluar një debat parlamentar mbi Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke thënë se kjo nuk përputhet me standardet europiane të demokracisë. “Parlamenti shqiptar nuk e udhëheq procesin e integrimit europian, sepse nuk ushtron më funksionet kushtetuese për të cilat është zgjedhur: nuk merr nisma ligjvënëse, nuk siguron llogaridhënie të qeverisë dhe nuk ushtron...