Problemet financiare, Vllaznia nuk arrin t’i regjistrojë lojtarët e rinj në UEFA

Problemet financiare, Vllaznia nuk arrin t’i regjistrojë lojtarët e rinj në UEFA

Kriza financiare e Vllaznisë zyrtarizohet edhe nga vetë klubi shkodran, i cili me sa duket nuk ka arritur të regjistrojë lojtarët e rinj në UEFA si pasojë e bllokimeve të merkatos dhe detyrimeve që ka ndaj palëve të treta. Klubi shkodran ka humbur gjyqe radhazi ndaj ish-futbollistëve dhe nuk ka paguar detyrimet ndaj ka merkaton e bllokuar prej kohësh nga FIFA. Për më tepër, detyrimet ndaj lojtarëve të sezoneve të fundit kanë bërë që atyre t’u largohen shumë emra, të cilët kuqeblutë i zëvendësuan me të tjerë. Por me sa duket UEFA nuk ia ka lejuar regjistrimin e tyre pa shlyer detyrimet, pasi në listën që figuron në organizatën ndërkombëtare për pjesëmarrjen në turin e parë ndaj Malishevës, bie në sy se është vetëm Herald...