Sot kujtohet Kristo Luarasi, botuesi dhe veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare
Sot përkujtohet veprimtari, botuesi dhe patrioti shqiptar Kristo Luarasi, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Ai ndërroi jetë më 8 korrik 1934 në Tiranë, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shtypit dhe botimeve në gjuhën shqipe. I lindur më 15 dhjetor 1875 në Luaras të Kolonjës, Kristo Luarasi ishte një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare. Ai themeloi shtypshkronjën “Mbrothësia”, përmes së cilës u botuan abetare, libra shkollorë, vepra të rilindësve shqiptarë dhe gazeta që ndihmuan në përhapjen e gjuhës shqipe dhe të ndërgjegjes kombëtare. Gjatë veprimtarisë së tij bashkëpunoi me emra të njohur të kohës, si Mithat Frashëri, Shahin Kolonja, Fan Noli dhe shumë rilindës të tjerë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në botimin dhe...
Burimi:
kultplus.com