’Sa herë që shtëpisë sënde kaloj, e vogëlo’
Poezi nga Henrich Heine Sa herë që shtëpisë sënde Kaloj, e vogëlo, Gëzimi është prej zemre Dritares kur të shoh. Ti syçkat si ulli Mbi mua i pushon: – I huaj, kush je ti, Që dhimbjes i ngjason?” – Unë jam poet gjerman, I njohur n’atë vend; Askush mua s’më ndan Më t’mirët kur përmend. Çka mua më mundon, Mundon dhe shumë atje; Në vuajtjen, që s’mbaron Çdokush dhe timen njeh.”/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com