Vdes Fulvio Lucisano, producenti i njohur që i dha formë kinemasë italiane

Vdes Fulvio Lucisano, producenti i njohur që i dha formë kinemasë italiane

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare producenti i njohur italian Fulvio Lucisano, një prej figurave më të rëndësishme të kinemasë italiane dhe përfaqësuesi i fundit i një brezi producentësh që, me guxim dhe pasion, kontribuan në zhvillimin e kinemasë së vendit. Me një karrierë që zgjati rreth 70 vjet, Lucisano themeloi në vitin 1958 kompaninë e prodhimit Italian International Film, ndërsa më vonë krijoi edhe Lucisano Media Group. Ai drejtoi gjithashtu shoqatën e industrisë kinematografike italiane, ANICA, nga viti 1998 deri në vitin 2001. I lindur në Romë më 1 gusht 1928 dhe me origjinë nga Kalabria, Lucisano u diplomua në Drejtësi dhe e nisi karrierën në Institutin Luce, ku u mor me prodhimin e dokumentarëve. Prodhimi i tij i parë ishte “Ai margini della...