Kryevepra e Beethoven-it në skenën e TKOB

Kryevepra e Beethoven-it në skenën e TKOB

Skena e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit po përgatitet për një nga kryeveprat më madhështore të historisë së muzikës, Simfoninë e 9-të të Beethoven-it. Vepra monumentale që i dha botës himnin universal të vëllazërisë dhe shpresës, do të interpretohet në një mbrëmje të jashtëzakonshme artistike në TKOBAP. Simfonia e 9-të e pati premierën në maj të vitit 1824. Ajo ishte simfonia e fundit e Beethoven-it, ku kompozitori përfshiu kor dhe solistë vokalë në finalen e veprës. Simfonia ka katër pjesë dhe finalizohet me “Ode to Joy”, ku kori këndon mbi idenë e vëllazërisë njerëzore, sipas tekstit të Shilerit. Vepra vjen nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, me dirigjent kori Dritan Lumshin dhe në skenë do të ngjiten solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha...