Irani kërcënon të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, nafta sërish në rritje

Irani kërcënon të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, nafta sërish në rritje

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Uashingtoni ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj objektivave iraniane. Sipas autoriteteve amerikane, janë goditur 80 objektiva të lidhura me regjimin iranian. Ndërkohë, portali Axios raportoi se operacioni ishte rreth pesë herë më i madh, si për nga shtrirja ashtu edhe për fuqia, krahasuar me sulmet e kryera në fund të muajit qershor. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Islamike (Pasdaran) njoftoi se ka goditur instalacione ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, ndërsa autoritetet iraniane akuzuan Shtetet e Bashkuara për shkeljen e memorandumit të mirëkuptimit mes palëve. Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë samitit të NATO-s në Ankara, paralajmëroi se sulmet mund të vazhdojnë edhe në orët në vijim. “Ndoshta do t’i godasim përsëri me...