Nis regjistrimi i emigrantëve, Haxhiu: Bëhuni pjesë e procesit zgjedhor që zëri juaj të dëgjohet
Fillon regjistrimi i qytetarëve që duan të votojnë nga jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ky afat do të zgjasë deri më 17 maj. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, përmes një videoje në rrjetet sociale u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në procesin elektoral. “Të dashur bashkatdhetarë, sot po iu drejtohem juve që për dekada e keni mbajtur Kosovën afër, në punë, në shtëpi, në gjuhë, në kujtesë dhe në dinjitet. Afati i regjistrimit për të votuar jashtë vendit nis sot dhe vazhdon deri më 17 maj regjistrohuni për të votuar”, tha Haxhiu. Përmes votës në zgjedhje, ata mund të vazhdojnë kontributin për Republikën e Kosovës dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes. “Keni qenë zëri...
Burimi:
vizionplus.tv