Homazhet për Servet Pëllumbin, djali Arben Pëllumbi: Nuk humba vetëm babanë, por një shtyllë të jetës! Lamtumirë profesor
Me emocione të forta dhe zë të dridhur, Arben Pëllumbi i dha lamtumirën babait të tij, Servet Pëllumbi, duke e cilësuar humbjen si një plagë të thellë jo vetëm personale, por edhe familjare. Në fjalën e tij prekëse, ai theksoi se i ati nuk ishte thjesht një prind, por një figurë udhëheqëse dhe një njeri me vlera të rralla. Sipas tij, Servet Pëllumbi i mësoi familjes rëndësinë e ndershmërisë, përgjegjësisë dhe dashurisë për njëri-tjetrin. “Është e vështirë të gjesh fjalët kur humbet një baba, një shtyllë të jetës tënde, një figurë që të ka udhëhequr. Babai ynë nuk ishte thjesht prind, ishte njeri i rrallë,” u shpreh Arben Pëllumbi. Ai renditi mësimet që i ati u ka lënë pas, duke nënvizuar forcën për të qëndruar...
Burimi:
vizionplus.tv