Shtyhet vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ja kur do të jepet verdikti përfundimtar

Shtyhet vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ja kur do të jepet verdikti përfundimtar

Kosova E Mërkurë, 6 Maj 2026 08:42 Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026. Konfirmimin për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit e ka bërë për RTK-në avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiç. “Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiç në përgjigjen e tij në pyetjen nëse raportimi për shtyrjen e vendimit për 20 korrik është i saktë. Fillimisht, vendimi përfundimtar ishte paraparë të shpallej më 19 maj, brenda afateve të përcaktuara procedurale. Megjithatë, sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për shpalljen e verdiktit, me mundësi shtyrjeje deri në 60 ditë shtesë. Kësisoj epilogu i...