Nga qumështi tek elektroshtëpiaket e nafta, produktet që i paguam më shtrenjtë se Europa në 2025-n

Nga qumështi tek elektroshtëpiaket e nafta, produktet që i paguam më shtrenjtë se Europa në 2025-n

Në vitin 2014, çmimet në Shqipëri, të llogaritura sipas standardit të fuqisë blerëse, ishin sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian. Në vite, çmimet u rritën me ritme shumë më të shpejta sesa të ardhurat dhe në 2025-n, ky tregues arriti në 72.6%, niveli më i lartë rekord i raportuar ndonjëherë, sipas të dhënave të Eurostat të përpunuar nga Monitor. Shifrat pritet të publikohen sot nga Eurostat. Treguesi i Eurostat nuk mat çmimet në terma nominalë, por indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Poëer Parities – PPP). Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave. Një nivel mbi 100...