Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet në Ulqin bashkëpunëtori, fshehu makinën e autorëve

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet në Ulqin bashkëpunëtori, fshehu makinën e autorëve

Është arrestuar në Mal të Zi njëri prej bashkëpunëtorëve në vrasjen e çiftit  Kreshnik e Gentjana Mujeci ngjarje e ndodhur më datë 26.04.2026, në fshatin Balldren të Lezhës. Besnik Kolndreu u arrestua në Ulqin të Malit të Zi dhe u deportua në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ku iu dorëzua shërbimeve të Policisë Kufitare shqiptare dhe më pas u shoqërua nga shërbimet Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se Kolndreu dyshohet se ka ndihmuar autorët e kësaj ngjarjeje, duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas kryerjes së krimit. Njoftimi i policisë Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, si dhe shkëmbimit në kohë reale...