‘Dibra, etalon i tjetërsimit të votës’/ Mziu: Kadastra instrument politik në duart e Ramës…
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ngriti akuza ndaj mënyrës së funksionimit të Kadastrës, duke e cilësuar atë si një instrument në shërbim të interesave politike të qeverisë. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Mziu deklaroi se problematikat e denoncuara së fundmi në Dibër nuk janë raste të izoluara, por një fenomen që, sipas tij, po ndodh në të gjithë vendin. Sipas Mziut, institucioni i Kadastrës është shndërruar jo vetëm në një mekanizëm korruptiv, por edhe në një mjet presioni ndaj qytetarëve dhe pronarëve të tokave, veçanërisht ndaj atyre që mbështesin opozitën. Ai u shpreh se Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk është lejuar të kryejë auditime në Kadastër prej më shumë se dy vitesh. Mziu...
Burimi:
syri.net