PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet në informatat e rreme

PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet në informatat e rreme

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres së Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me situatën politike në Shqipëri. Në një deklaratë zyrtare, PD shprehet se qëndrimi i komisioneres bazohet në “informacione të rreme” të paraqitura nga kryeministri Edi Rama dhe nuk pasqyron realitetin në vend. Sipas opozitës, deklarata e Kos injoron krizën e thellë politike dhe sociale që, sipas saj, ka përfshirë Shqipërinë, ndërsa i shërben interesave të kryeministrit Rama në vend që të ndihmojë në zgjidhjen e situatës. “Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se...