Shisnin drogë te moshat e reja në Sarandë e Delvinë, 16 persona dërgohen në gjyq

Shisnin drogë te moshat e reja në Sarandë e Delvinë, 16 persona dërgohen në gjyq

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 16 persona të akuzuar kryesisht për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Sipas organit të akuzës, në kuadër të procedimit penal nr. 647, pas një hetimi njëvjeçar të zhvilluar me metoda proaktive, vëzhgime dhe përgjime, u dokumentua aktiviteti i një grupi personash që shpërndanin lëndë narkotike në qytetet e Sarandës dhe Delvinës, kryesisht te të rinjtë. Hetimet janë drejtuar nga prokurorja Esmeranda Basho, nën drejtimin e së cilës është ndërtuar dosja hetimore që çoi në identifikimin dhe marrjen si të pandehur të 16 personave. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se hetimi është mbështetur në prova...