Nga 70 mijë dollarë vetëm për “mirëmëngjes”: Zbardhen rrogat stratosferike të arbitrave në 2026

Nga 70 mijë dollarë vetëm për “mirëmëngjes”: Zbardhen rrogat stratosferike të arbitrave në 2026

Kupa e Botës FIFA 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, nuk do të jetë thjesht një spektakël historik futbolli, por edhe turneu më fitimprurës ndonjëherë për ata që do të vendosin drejtësi në fushë. Shifrat e zbuluara së fundmi tregojnë një rritje stratosferike të të ardhurave për “xhaketat e zeza”. ​Pagat bazë dhe shifrat e çmendura të Pjesëmarrjes ​Pjesëmarrja në këtë kompeticion është kthyer në një minierë ari për arbitrat. Gjyqtarët kryesorë pritet të përfitojnë rreth 70,000 dollarë si pagesë bazë vetëm për praninë e tyre në turne, pavarësisht numrit të ndeshjeve që do të drejtojnë. Nga ana tjetër, gjyqtarët asistentë do të arkëtojnë rreth 25,000 dollarë si tarifë fillestare. Përtej këtyre pagesave fikse të majme, FIFA mbulon edhe dietat...