Nuk kanë fund problemet në SHBA, greva gati të sabotojë ndeshjen e parë të Botërorit për organizatorët
Vetëm pak ditë para nisjes së Botërorit 2026, një tjetër problem rrezikon të trazojë organizimin e turneut në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportimeve të medieve amerikane, punonjësit e sektorit të mikpritjes në “SoFi Stadium” të Los Angelesit kanë votuar pro mundësisë së një greve nëse negociatat me kompaninë e kateringut “Legends Global” dhe FIFA-n nuk sjellin marrëveshje. Bëhet fjalë për kuzhinierë, baristë, punonjës të shërbimeve, staf pastrimi dhe punëtorë të tjerë që do të angazhohen gjatë organizimit të ndeshjeve në stadium. Pikërisht aty është planifikuar të zhvillohet më 12 qershor ndeshja e parë e Botërorit në tokën amerikane, ku Shtetet e Bashkuara do të përballen me Paraguain. Punonjësit kërkojnë rritje pagash, siguri më të madhe në vendin e punës dhe mbrojtje për çështjet që lidhen...
Burimi:
top-channel.tv