Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se u zhvillua një bisedë telefonike midis Presidentit Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Kjo është biseda e dytë telefonike në rreth 24 orë, mes shkëmbimit të sulmeve midis Izraelit dhe Iranit. “Biseda u ndërpre më pas pas presionit nga Presidenti amerikan dhe tonit të zërit”, tha një zyrtar i administratës amerikane për AFP-në. Ndërkohë Netanyahu, ka deklaruar se i kishte thënë Presidentit amerikan se Izraeli ka të drejtën për t’u vetëmbrojtur nga sulmet iraniane. “Izraeli ka të drejtën e plotë për vetëmbrojtje dhe ne e ushtrojmë atë në masën e nevojshme. U’a them këtë juve, ashtu siç e them me mirënjohje dhe respekt, në bisedat e mia të përzemërta me mikun tim, Presidentin Trump”, deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu...