Flick nuk mjaftohet vetëm me Gordon, i kërkon Laportës edhe dy yjet e Bundesligës. Mes tyre edhe “diamanti” i Bayernit

Flick nuk mjaftohet vetëm me Gordon, i kërkon Laportës edhe dy yjet e Bundesligës. Mes tyre edhe “diamanti” i Bayernit

8 Qershor 2026 21:45 Telesport Sipas Mundo Deportivo, Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e dy yjeve të rinj të Bundesligës. I pari në listë është mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, Ibrahim Maza. Algjeriani ka kontribuar me 5 gola dhe 7 asiste në sezonin e fundit dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe. 20-vjeçari është nën kontratë me “Aspirinat” deri në vitin 2030. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 45 milionë euro. Një tjetër kërkesë e Flick është edhe për transferimin e mundshëm të Lennart Karl. 18-vjeçari shkëlqeu në sezonin e tij të parë me ekipin e parë të Bayern Munich, duke kontribuar me 9 gola dhe 8 asiste. Karl ishte pjesë e listës së Gjermanisë...