“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

“Marrëveshja me Teheranin vetëm pak ditë larg”/ Trump tregon paralajmërimin që i dha Netanyahut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se e paralajmëroi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se Izraeli rrezikonte të mbetej i vetëm përballë Iranit nëse do të vazhdonte përshkallëzimin e konfliktit. Në një bisedë telefonike me gazetarin Barak Ravid të Channel 12, Trump tha se Uashingtoni ishte informuar vetëm në minutën e fundit për sulmet ajrore të Izraelit ndaj Iranit dhe se kishte arritur të kufizonte fushëveprimin e tyre. Sipas tij, gjatë një telefonate me Netanyahun të dielën në mbrëmje, ai i kërkoi liderit izraelit të mos i përgjigjej sulmeve me raketa balistike të Iranit. Megjithatë, biseda përfundoi pa një marrëveshje të qartë. Channel 12 raportoi se disa nga ndihmësit e Trump që morën pjesë në telefonatë kishin krijuar përshtypjen se presidenti amerikan kishte fituar disa...