Pas përplasjeve mes FRPD dhe Lëvizjes Bashkë, organizatorët ndryshojnë strategji: Jo më fjalime të rastësishme, do të flasin vetëm 5 personalitete
Organizatorët e protestës para Kryeministrisë kanë deklaruar se nuk do të ketë më fjalime të rastësishme në podiumin e ngritur, por do të flasin vetëm pesë personalitete që do të përzgjidhen nga grupi nismëtar. Sipas tyre, këta përfaqësues do të vijnë nga fusha të ndryshme, si shkenca, arsimi dhe sektorë të tjerë të shoqërisë. Ndërkohë, një tjetër thirrje e bërë gjatë protestës ishte që, nga dita e hënë deri të premten, protestat të zhvillohen në qytete para bashkive përkatëse, ndërsa të shtunave të gjithë qytetarët të mblidhen në Tiranë. Në nisje të protestës pati tensione, teksa grupi i FRPD-së u përplas me grupin e Lëvizjes Bashkë. Demokratët kërkonin që të mos lëshoheshin thirrje kundër Sali Berishës, ndërsa grupi tjetër dëgjohej të thërriste: “Opozitë e shitur”....
Burimi:
top-channel.tv