Mjekja e OBSH: Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej

Mjekja e OBSH: Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej

Një shpërthim i Ebolës që ia mori jetën të paktën 131 personave në Republikën Demokratike të Kongos mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht, paralajmëroi një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Dr. Anne Ancia i tha BBC-së se sa më shumë që heton agjencia, aq më e qartë bëhet se rastet janë përhapur në zona të tjera. Zyrtarët thanë se më shumë se 513 raste dyshoheshin në RD të Kongos që nga e marta, ndërsa një person ka vdekur në Ugandën fqinje. Por modelimi nga Qendra MRC me seli në Londër për Analizën Globale të Sëmundjeve Infektive, e publikuar të hënën, sugjeroi se kishte pasur nën-zbulim “të konsiderueshëm” dhe se nuk mund të përjashtonte mundësinë që të kishte pasur tashmë më...