Arrestohet djali i themeluesit të “Mango”, dyshohet për vrasjen e babait të tij

Arrestohet djali i themeluesit të “Mango”, dyshohet për vrasjen e babait të tij

Policia në Katalonjë ka arrestuar djalin e Isak Andic, themeluesit të rrjetit të modës Mango, në lidhje me vdekjen këtij të fundit në malet pranë Barcelonës pothuajse 18 muaj më parë. Andic, i cili ishte 71 vjeç, vdiq në dhjetor 2024 pasi me ra 100 metra poshtë një përroi ndërsa po bënte ecje në Montserrat me djalin e tij, Jonathan. Në fillim u raportua për një aksident tragjik, por mospërputhjet në deklaratat e të birit, Jonathan Andic dhe provat e tjera i shtynë hetuesit ta hetonin më tej çështjen. Jonathan Andic ka qenë nënkryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë së modës. Isak Andiç, i cili lindi në një familje hebraike sefardike në Stamboll në vitin 1953, emigroi në Katalonjë në fund të viteve 1960 dhe filloi t’u shiste bluza nxënësve...