Tenton t’i shpëtojë policisë, mbetet i plagosur i shumëkërkuari në Mamurras

Tenton t’i shpëtojë policisë, mbetet i plagosur i shumëkërkuari në Mamurras

Një person ka mbetur i plagosur këtë të martë në Mamurras, pasi ishte në ndjekje nga policia. I dyshuari është transportuar për në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje shëndetësore stabël. Policia njoftoi se bëhej fjalë për shtetasin Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje. “Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor “Mamurras–Laç”, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë. Shërbimet e Policisë, në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes...