BE gati marrëveshjen me SHBA, pritet të ulen tarifat për mallrat amerikane

BE gati marrëveshjen me SHBA, pritet të ulen tarifat për mallrat amerikane

Bashkimi Europian po përgatitet të reduktojë tarifat e importit për produktet amerikane, si një përpjekje për të shmangur rritjen e tarifave tregtare të presidentit Trump. Ky i fundit kishte kërcënuar me rritjen e tyre nga 15% që janë aktualisht ne 25% për mallrat europiane, nëse marrëveshja nuk arrihet para 4 korrikut Bashkimi Europian pritet të ulë tarifat e importit për mallrat amerikane në përputhje me marrëveshjen e arritur me Uashingtonin vitin e kaluar. Lëvizja vjen si një mënyrë për të shmangur kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për tarifa shumë të larta për mallrat europiane. Sipas kushteve të marrëveshjes, Brukseli ka rënë dakord të heqë detyrimet e importit për mallrat industriale amerikane dhe të japë akses preferencial për produktet bujqësore dhe detare të Shteteve të...